Në kuadër të projektit “Aleanca për Zhvillimin dhe Vlerësimin e Bujqësise Familjare në Veri te Shqiperise” që zbatohet nga COSPE dhe RTM në Bashkitë Vau Dejës, Pukë, Fushë Arrëz e një pjesë te Lezhës (Zadrimë), i financuar nga Agjensia Italiane për Zhvillim dhe Bashkëpunim AICS u zhvillua trajnimi i nxenesve te Shkolles se mesme profesionale “Ndre Mjeda” Bushat.
Temat që u zhvilluan ishin: Koleksionimi, ruajtja dhe përdorimi i varieteteve autoktone dhe tradicionale.
Identifikimi, koleksionimi dhe ruajtja e kultivarëve të traditës, ruajtja dhe përdorimi i tyre në dobi të familjes.
Restaurimi, shumimi dhe rikthimi i kultivareve te tradites, ruajtja dhe përdorimi i tyre në dobi te familjeve dhe zhvillimit të agroturizmit.
Bankat e farës se komunitetit, rëndesia dhe funksionet e tyre në dobi të ruajtjes së kultivarëve lokal, ushqimit të familjeve dhe zhvillimit të agroturizmit.
Trjanimet u drejtuan nga: Prof.Dr.Fetah Elezi dhe Prof.Dr.Sokrat Jani
Instituti i Resurseve Gjenetike të Bimëve “Universiteti Bujqësor i Tiranes”