Në kuadër të projektit “Aleanca për Zhvillimin dhe Vlerësimin e Bujqësise Familjare në Veri te Shqiperise” që zbatohet nga COSPE dhe RTM në Bashkitë Vau Dejës, Pukë, Fushë Arrëz e një pjesë te Lezhës (Zadrimë), i financuar nga Agjensia Italiane për Zhvillim dhe Bashkëpunim AICS u zhvillua trajnimi i agronomeve me titull “Praktikat e Bujqesise Biologjike”.
Temat e trajtuara ne kete trajnim te zhvilluar prane Shkolles se Mesme Profesionale “Ndre Mjeda” Bushat ishin:
Tema 1: Bujqësia biologjike, një bujqësi që harmonizon interesat e prodhuesve, konsumatorëve dhe mjedisit.
Tema 2: Parimet e bujqësisë biologjike dhe praktikat e mira bujqësore që zbatohen në nivel ferme.
Trajnimi u drejtua nga: Profesor Ass.Dr.Enver Isufi, IBB-Instituti i Bujqësisë Biologjike, Durrës ku morën pjesë agronomët e Drejtorisë se Bujqësisë Shkodër, Vau Dejës, Lezhë dhe mësues te Shkolles se Mesme Profesionale “Ndre Mjeda”.