Në kuadër të projektit “Aleanca për Zhvillimin dhe Vlerësimin e Bujqësise Familjare në Veri te Shqiperise” që zbatohet nga COSPE dhe RTM në Bashkitë Vau Dejës, Pukë, Fushë Arrëz e një pjesë te Lezhës (Zadrimë), i financuar nga Agjensia Italiane për Zhvillim dhe Bashkëpunim AICS u zhvillua trajnimi i peste i agronomeve.
Trajnimi zhvillua pranë Shkollës së Mesme Profesionale “Ndre Mjeda” Bushat
Ne kete trajnim morën pjesë agronomët e Drejtorisë se Bujqësisë Shkodër, Vau Dejës, Lezhë dhe mësues te Shkolles se Mesme Profesionale “Ndre Mjeda” Bushat.
Temat qe u trajtuan jane:
1. Çfarë është Çertifikimi dhe pse na shërben?
2. Tipet e çertifikimeve
3. Çertifikimi bio: standardet dhe ligjet përkatëse
4. Procesi i çertifikimit në përgjithësi, dhe i çertifikimit bio në veçanti (dokumentacioni i nevojshëm për kategoritë e ndryshme te aktivitetit – prodhim (kultivim + prodhim shtazor); përpunim dhe tregtim)
Trajnimi u drejtua nga ekspertja Enilda Lama, specialiste dhe çertifikuese nderkombetare me experience ne trupat e ndryshme te çertifikimit.
Objektivi i trajnimit ishte perditesimi i kapaciteteve teknike te agronomeve te territorit dhe te mesuesve te Shkolles Profesionale “Ndre Mjeda” ne Bushat, per njohuri me te thelluara per çertifikimin e produkteve biologjike, tipet e ndryshme te çertifikimit, hapat qe ndiqen ne prodhimin biologjik ne fermat bujqesore.