Lajmet
A huge collection of 3400+ free website templates JAR theme com WP themes and more at the biggest community-driven free web design site

Trajnim me perfituesit e granteve, Shkolla Profesionale “Ndre Mjeda” Bushat.

Ne kuader te projektit “Aleanca per Zhvillimin dhe Vleresimin e Bujqesise Familjare ne Veri te Shqiperise” financuar nga AICS – Bashkepunimi Italian per Bashkepunim dhe Zhvillim, dhe zbatuar nga COSPE dhe RTM, me date 25 Qershor 2018, u zhvillua trajnimi me perfituesit e granteve te Linjes se financimit te Bujqesise Organike, prane Shkolles Profesionale “Ndre Mjeda” Bushat.

Ky trajnim i mbajtur nga Prof. Enver Isufi- Konsulent Teknik i projektit per COSPE, kishte si qellim njohjen nga afer me ferromonet e ardhura nga Zvicra, shperndarjen tek keto perfitues te cilet pas demostrimit do ti vendosin ferromonet ne fermat e tyre, per te monitoruar pranine e demtuesve dhe luftimin e tyre si edhe u bene  vizita ne fermat perfituese.

Prof. Enver Isufi i njohu perfituesit rreth teknikave te perdorimit te ferromoneve per mbrojtjen e hardhise nga tenja (lobesia botrana) dhe mbrojtja e dardhes dhe molles nga krimbi (Cydia pomonella) duke e bere praktikisht.

Ne Fushen Didaktike prane Shkolles Profesionale “Ndre Mjeda” Bushat, u vendosen 3 pika monitorimi, per te pare pranine e demtuesve. Te gjithe perfituesit te drejtuar dhe nga Prof. Enveri Isufi, shikuan nga afer realizimin e varjes se letrave monitoruese, te cilat ishin ne trajte ngjitese dhe qe sherbejne, si “kurth” per insektet, te cilet do te mbeten aty.

Demonstrimi i vendosjes se ferromoneve (leter e bardhe) ne vreshte per mbrojtjen nga tenja e hardhise (Lobesia botrana) u demostrua edhe tek vreshti afer shkolles.

Te gjithe perfituesit do te monitorojne gjate muajve ne vazhdim me ane te materialeve te shperndara nga projekti, pranine e demtuesve dhe do te ndertohen grafiqe per te pare konkretisht ecurine e kesaj teknike, qe sherben per te marre masa per luftimin e demtuesve te bimeve. Kjo eshte nje metode e re shume e sukseshme e Bujqesise Organike dhe do te zbatohet ne perfituesit e granteve ne kuader te projektit te mesiperm, nga COSPE, per te aplikuar teknika te reja bashkekohore per nje bujqesi te paster dhe qe respekton mjedisin perreth.

Check Also

THIRRJE PER SHPREHJE INTERESI – PROGRAM TRAJNIMI PER TE RINJTE E BASHKISE VAU DEJES

COSPE ne bashkepunim me Bashkine Vau Dejes, Shkollen e Mesme profesionale “Ndre Mjeda” ne Bushat, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *