Zadrima-Toka Jone!
Zadrima eshte Toka jone!
Toka ku kemi lindur e jemi rritur dhe ku çdo dite mesojme, jetojme dhe punojme me shume saktifica sepse familjet tona mund te kene nje te ardhme me te mire.
Toka e ullinjve , e vreshtave dhe e shegave, e fushave pjellore, luginave baritore dhe kodrave te embla, e lumenjve te medhenj e te vrullshem, e mbrojtur nga lart nga shkembinjte madheshtore te Shites dhe te Kreshtes, Shmarkut e Sheldise.
Toka ku kane jetuar baballaret tane e nenat tona, dhe te gjithe ata breza perpara tyre per gjenerata e gjenerata. Ata e kane dashur kete toke, e kane mbrojtur, jane kujdesur per te, e kane bere me te bukur, dhe na e kane lene si trashegimine me te mire.
Sot Zadrima, toka jone eshte e kercenuar nga shume armiq: mbeturina te braktisura gjithandej, ndertesa te reja qe jane duke u bere çdo dite pa rregulla e kritere, ndersa shtepite tona antike dhe kullat e vjetra shkaterrohen, shpyllezimi si edhe degradimi i tokes, qe e bejne edhe me te brishte perballe permbytjeve, e po ashtu edhe zjarret.
Nese Zadrima vdes, do te vdesim edhe ne. Do te vdese historia jone, kultura jone, traditat tona, identiteti yne. Keshtu do te shkaterronim edhe trashegimine e baballareve tane e nenave tona. Nuk do te kemi me asgje per t’iu transmetuar femijeve tane.
Le ta mbrojme Zadrimen, le te mbrojme token tone nga armiqte e saj, le ta mbajme ate ashtu sikurse ka qene ne shekuj dhe ta bejme me te bukur fale kapaciteteve qe zhvillimi teknologjik na ka dhene: kjo eshte sot detyra jone, per kete ne jemi thirrur sot, gra e burra, vajza e djem te Zadrimes. Te gjithe se bashku le te bejme qe kjo te behet realitet, duke treguar dashurine tone me fakte konkrete, dhe jo me fjale.