Lajmet
A huge collection of 3400+ free website templates JAR theme com WP themes and more at the biggest community-driven free web design site

THIRRJE PER SHPREHJE INTERESI – PROGRAM TRAJNIMI PER TE RINJTE E BASHKISE VAU DEJES

COSPE ne bashkepunim me Bashkine Vau Dejes, Shkollen e Mesme profesionale “Ndre Mjeda” ne Bushat, per pjesen shqiptare dhe ne partneritet me  Komunen e Petnjices, Shoqatën Kombëtare Malazeze të Mjedrës, Shkollën e Mesme Teknike nga Petnjica, per pjesen malazeze, ne kuader te Projektit IPA II te titulluar “ Te rinjte malazeze dhe shqiptare per kultivimin e mjedres “, ne baze te marreveshjes se Komunës Petnjices dhe Ministrisë së Financave, Drejtorisë se Finances dhe Kontraktimit te BE nga (CFU) në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA – Mali i Zi – Shqipëri 2014-2020, njofton:

Thirrje publike

Për të rinjtë e papunë të marrin pjesë në një program të kultivimit të mjedrës.

Kush mund të aplikojë? Nëse jeni midis moshave 18 dhe 30, jeni të papunë afatgjatë, jetoni në Bashkine e Vaut Dejes dhe dëshironi te punoni ne sektorin bujqësor dhe te merrni njohuri të reja rreth kultivimit dhe rritjes se mjedrës, jeni të motivuar dhe keni ambicie të përsoseni në këtë profesion, atëherë ky është një program trajnimi real për ju.

Çfarë përfitoni duke aplikuar për te qene pjese e trajnimit?

  • 20 kandidatët më të mirë do t’i jepet mundësia, përmes trajnimeve të specializuara, për të fituar njohuri dhe shkathtësi të reja në fushën e kultivimit të mjedrës. Trajnimi do të zhvillohet nga Shoqata Kombëtare e Mjedres ne Mali të Zi në bashkëpunim me ekspertët më të mirë në territorin e Shqiperise.
  • 20 kandidatë nga trajnimi do të marrin material per te ngritur nje siperfaqe prej 1000m2 me pajisje dhe me bimet e mjedres. Me pas do të regjistrohen si prodhues dhe do të bëhen anëtarë të grupit te rritjes se mjedrave ne mënyrë qe të përmirësojnë ndjeshëm cilesine e tyre si edhe te sigurojne tregetimin.

Si mund të aplikoni?

Aplikantët mund të bëjnë një kërkesë për pjesëmarrje duke kontaktuar adresat e e-mail: albania@cospe.orgndremjeda2017@gmail.com, info@shkollaprofesionalendremjeda.

Kur dërgoni një e-mail, ju lutem shkruani: “Aplikimi për një program trajnimi për të rinjte dhe emrin e mbiemrin tuaj”, si edhe te dhena te tjera, si vendin e banimit, kontaktin e telefonit, ne menyre qe tem und te kontaktojme me ju.

Ne inkurajojmë fuqimisht te rinjte, gratë dhe personat me aftësi të kufizuara për të aplikuar

Afati: 15.08.2018. Koha e pritshme për shpalljen e rezultateve të konkursit: fundi i Gushtit 2018. Rezultatet e konkursit do të publikohen në faqen e Shkolles se Mesme Profesionale “Ndre Mjeda”, Bushat si edhe ne faqen Zadrima Toka Jone.

Check Also

Monitorimi me ferromone

Ne kuader te projektit “Aleanca per Zhvillimin dhe Vleresimin e Bujqesise Familjare ne Veri te Shqiperise” …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *