Breaking News
A huge collection of 3400+ free website templates JAR theme com WP themes and more at the biggest community-driven free web design site

“Te rinjte Malazeze dhe Shqiptare per kultivimin e Mjedres”

Me 24 dhe 25 prill 2019, u zhvillua vizita studimore ne Komunen e Petnjices, ne Malin e Zi. Kjo vizite dyditore u be ne kuader te projektit “Te rinjte Shqiptare dhe Malazeze ne kultivimin e Mjedres”, pjese e Programit Nderkufitar IPA Mali i Zi – Shqiperi 2014 – 2020″ financuar nga BE dhe zbatuar nga COSPE per Shqiperine ne bashkepunim me Bashkine Vau Dejes, Shkollen e Mesme Profesionale Kombetare “Ndre Mjeda”, Bushat. Ne kete vizite moren pjese 27 vete, fermere, perfitues te projektit, agronome te Bashkise Vau Dejes, perfaqesues dhe studente te Shkolles se Mesme Profesionale Kombetare “Ndre Mjeda”, si dhe perfaqesues te COSPE. Per diten e pare, vizita perfshinte pritjen ne Komunen e Petnjices, viziten ne Shkollen e Mesme Profesionale Bujqesore te Petnjices dhe viziten ne nje parcele me mjedra, perfitues te projektit. Diten e dyte u vizituan edhe dy plantacione te tjera me mjedra, perfitues te projektit. Ishte nje eksperience e vyer pasi te gjithe pame nga afer plantacionet e mjedrave dhe u njohen me projektet e tyre per te ardhmen ne lidhje me kultivimin e kesaj bime, dhe na sherbeu per te njohur me shume per mbjelljen e mjedrave ne territorin tone te Bashkise Vau Dejes, e cila eshte nje kulture e re e qe do te mbillet e do te shtoje diversitetin e prodhimeve per treg. Kjo vizite studimore sjell zgjerimin e njohurive tona, shkembimin e eksperiencave, formimin e te rinjve per te mbjelle bime te reja qe jane shume te kerkuara nga tregu siç eshte edhe mjedra per Shqiperine. Falenderojme organizatoret malazeze si dhe te gjithe perfituesit tane per interesin dhe perkushtimin qe treguan gjate kesaj vizite studimore! Nje falenderim i veçante per Agronomen e COSPE Margarita Çuni per organizimin e vizites!

Check Also

Te rinjte Malazeze dhe Shqiptare per kultivimin e Mjedres

Me 10 dhe 11 tetor 2019, u zhvilluan trajnimet e radhes per Startup me nxenes …