COSPE Shkoder ne bashkepunim me Shkollen Profesionale “Ndre Mjeda”, ne Bushat, Bashkia Vau Dejes -Shqiperi, kane organizuar kete ceremoni per te prezantuar fillimin e Projektit te titulluar “ Te rinjte malazeze dhe shqiptare per kultivimin e mjedrave”, ne Njesine Administrative Bushat, me 19 Korrik 2018, ora 11.00.
Ky aktivitet mbeshtetet nga fonde te Bashkimit Europian ne kuader te Programit IPA II Mal i Zi Shqiperi 2014-2020. Per pjesen shqiptare territori i nderhyrjes eshte Bashkia Vau Dejes. Projekti synon qe te zbuse papunesine tek te rinjte ne zonat rurale te Shqiperise dhe te Malit te Zi, duke zbatuar kultivimin e nje produkti te ri si mjedrat dhe duke permiresuar ate ekzistues. Mjedrat te njohura edhe si mana toke, janë pagëzuar “karamelja e natyrës”. Ata jane nje fryt i zakonshëm, por kanë vlera per shendetin. Me pak kalori dhe yndyrna, pa kolesterol me shumë fibra dhe vitaminë C, ato e mbrojne organizmin nga nje sere semundjesh. Në Shqipëri, fermerët e kanë përqafuar kultivimin e mjedrave, duke parë potencialin e madh të këtij fruti dhe kërkesave në rritje për të, duke qenë një mrekulli për shëndetin, siç është rasti i nje ferme në Divjakë, ne jug te Shqiperise.
Buxheti total i projektit eshte 271,138.00€, ndersa financimi i Bashkimit Europian eshte 230,467.30€.
Projekti do te zbatohet nga Komuna e Petnjices si Lider, ne bashkepunim me Shoqaten Kombetare Malazeze te Mjedrave, Shkollen Teknike ne Petnjica (per pjesen e Malit te Zi) dhe nga COSPE dhe Shkolla e Mesme Profesionale “Ndre Mjeda” ne Bushat, per pjesen shqiptare.
Projekti ka filluar zbatimin e tij me 1 maj 2018 dhe ka nje kohezgjatje prej 18 muajsh.
Nepermjet kesaj nderhyrjeje do te synohet ulja e numrit te te papuneve ne zonat rurale, do te permiresoje aftesine e sipermarrjes nder te rinjte e papune si edhe ne personat me aftesi te kufizuar nepermjet trajnimeve te metodave agronomike moderne, si edhe do te promovoje e do te beje te dukshme ekonomine e gjelber dhe menaxhimin e tokes duke respektuar mjedisin, zhvillimin e qendrueshem ne prodhimin e mjedrave.
Bujqesia paraqet nje potencial te madh ekonomik ne dy vendet tona, por eshte pak e zhvilluar, me prodhim dhe konkurueshmeri te ulet. Projekti do te nderhyje pikerisht ne vleresimin me te madh te bujqesine tek te rinjte.