Shoqata Nderkomunalja e Zadrimes, eshte formuar me 12 gusht 2002 nga Komunat Blinisht, Bushat e Dajç. Krijimi i Nderkomunales Zadrima eshte mbeshtetur dhe lehtesuar nga COSPE, ne kuader te Projektit “Mbeshtetje dinamikave te zhvillimit rural ne komunat Blinisht, Bushat e Dajç”, financuar nga Ministria e Puneve te Jashtme Italiane ne vitin 1999/2002.
Ne vazhdim ajo eshte formalizuar dhe njohur nga Ministria e Pushtetit Lokal dhe Decentralizimit. Ne 2 dhjetor 2002 Bashkia Vau Dejes dhe Komuna Hajmel kane vendosur te jene anetare dhe nga janari 2003 jane anetare me titull te plote.
Nderkomunalja e Zadrimes eshte formuar ne baze te Ligjit Nr. 8652 mbi decentralizimin dt. 31 korrik 2000,qe iu jep te drejte komunave te organizohen midis tyre dhe te bashkepunojne edhe me entet lokale te vendeve te tjera (Neni 8), si edhe promovon bashkepunimin duke krijuar nje person juruduk, te barabarte midis paleve, ne te cilen komunat mund te delegojne administrimin e sherbimeve qe jane ne kompetencat e tyre.(Neni 14)
Vendimi i Komunave Blinisht, Bushat, Dajç, Hajmel dhe e Bashkise Vua Dejes eshte delegimi tek Nderkomunalja e Zadrimes, i sherbimeve per mjedisin, si mbledhja e mbeturinave dhe hapesirat e gjelberta.
Nderkomunalja e Zadrimes ka zyren e saj ne Komunen Dajç, ka statutin e saj si edhe NIPT. Organet e saj jane:
- Komiteti i Koordinimit te Nderkomunales i perbere nga 5 kryetaret e komunave
- Asamblene e Keshilltareve Komunale e perbere nga anetare te Keshillave Komunale
- Zyren Teknike te Nderkomunales Zadrima te perbere nga tekniket e komunave.
Nderkomunalja Zadrima eshte mbeshtetur ne vite edhe nga bashkepunimi me Qarkorin e Val di Cornias, nje shoqate e 5 komunave toskane te Provinces se Livornos, me te cilet eshte vendosur nje raport binjakezimi – Piombino, Suveretto, Campiglia Marittima, San Vincenso, Sasetta. Me Qarkorin e Val di Cornias eshte aktivizuar nje shkembim i frytshem ne modelin e bashkepunimit te komunave, ne organizimin e administrimin e sherbimit te mbledhjes se mbeturinave urbane, ne planifikimin territorial dhe ne mbrojtjen e mjedisit.