Breaking News

laboratoret e kartapestes

Me mbeshtetjen e shoqates Italiane Cospe, ne tre shkolla te Zadrimes, Gjader, Hajmel dhe Blinisht, qe nga muaji nentor i vitit 2012, jane realizuar dhe pajisur me te gjitha mjetet e nevojshme Laboratoret e punes me dore-Cartapesta. Femijet kane bere punimet e para, gjithmone nen mbikqyrjen e mesuesit kujdestar dhe animatorit te shkolles, sipas nje programi te paracaktuar nga vete ato. Ne kete program pune jane te perfshire nxenes nga klasa e trete deri ne te shtaten. Ne fund te vitit shkollor, gjate aktivitetit qe do te organizohet me ate rast,  secila klase do te paraqese nje produkt perfundimtar. Qellimi i ketij laboratori eshte riciklimi i gazetes per te krijuar maska apo gjera argetuese per femije. Deri tani rezultati eshte i kenaqshem, pasi femijet argetohen shume dhe duan te vazhdojne te punojne edhe pas orarit te parashikuar.

Ndersa ne shkollen Stajke, ka filluar puna per krijimin e Kopshtit Botanik, ne nje pjese te oborrit me ndihmen e nje agronomi dhe te njeres nga mesueset qe njeh mire bimet tradicionale te Zadrimes.

Ne shkollen Mjede/Bashkia Vau Dejes, deri tani, per shkak se mungojne hapesirat per te realizuar laboratorin e Cartapestes, animatoret po punojne me plastike te riciklueshmje duke realizuar objekte te ndryshme me qellim prezantimin e tyre ne nje ekspozite ne fund te vitit shkollor. Ne bashkepunim me Drejtorine Arsimore Shkoder po punojme per boshatisjen e njeres nga klasat dhe shpresojme se brenda muajit Mars laboratori te realizohet edhe ne kete shkolle.

Edhe ne shkollen Kosmaç/Komuna Bushat, Shkoder, femijet pasi kane ezauruar pjesen teorike mbi rreziqet e mbetjeve, kane filluar punen me materiale plastike, nen mbikqyrjen e animatores se COSPE. Femijet e perfshire ne kete program pune jane nga klasa e 5-te dhe e 6-te, te cilet deri ne fund te vitit shkollor duhet te prezantojne nje projekt perfundimtar.

Check Also

Tryezë konsultimi për ndryshimet klimatike, Fushë Arrëz

Tryeza Rajonale e Konsultimit, e aktorëve publik dhe të shoqërisë civile, Bashkia Fushë Arrëz, për …