1.Me date 17 nentor 2012, ora 10.00, ne ambjentet e shkolles At.Gjon Fausti Krajan, u zhvillua konferenca me titull “Zadrima Toka Jone” organizuar nga Shoqata Italiane COSPE ne bashkepunim me levizjen “Zadrima Toka Jone”.
Kjo konference u mbajt ne kuader te projektit “Mbështetje e dinamikave të zhvillimit lokal në zonën rurale të Zadrimës– Shqiperi e Veriut” duke patur si qellim kryesor shperndarjen e informacionit, njohjen dhe trasmetimin e vlerave qe ka territori i Zadrimes.
Ne kete konference referuan personalitete dhe figura te shquara nga Zadrima, siç jane: Z.Zef Vokrri, Z.Ahmet Osja, Z.Pjeter Gjoni, Z.Tonin Frani dhe Z.Lin Shtjefni.