Breaking News

KALENDARI I BULKUT NENTOR 2018

KALENDARI I BULKUT
MUAJ  2018

Te dashur bujq dhe bujkesha te zones se Bashkise Vau Dejes dhe te gjithe Shqiperise Bashkia e Vau Dejes ne bashkepunim me shkollen e mesme bujqesore Kombetare, Ndre Mjeda ne Bushat ne kuader te projektit Aleanca Per Zhvillimin dhe Vlersimin e Bujqesise Familjare ne veri te Shqiperis e financuar nga AICS dhe qe zbatohet nga COSPE ( per territorin e zadrimes , Bashkise Vau Dejes) e RTM per territorin e fushe Arres e Puke, do te publikojne cdo muaj kalendarin e bujkut. Eshte nje kalendare me karakter enciklopedik te dhenash, nga te gjitha fushat, e hapur per cdo lloji informacioni dhe pyetjesh qe ju interesojne per zhvillimin e bujqesise, blektorise dhe bletarise qe lidhen me Zadrimen dhe trojet per rreth saj. ( shenim pyetjet qe ju keni ne lidhje me keto problem te drejtohen ne (e-mail [email protected] dhe vetem ne WhattsApp ne numrin e cel 0682067637 ) te gjitha pergjigjet e pyetjeve qe do te pergaditen nga specialist e profesioneve qe ju i drejtoheni do te merrni pergjigjet ne numrin e radhes te kalendarit te bulkut.
Ne kalendari e bulkut do te jepen te reja shkencore per fusha e bujqesise, blektorise, bletarise, pyejeve, nga vendi dhe bota. Kalendari i bulkut do te mbaje lidhje me institucione shkencore te vendit tone dhe te vendeve te tjera. Kalendari i bulkut nuk imponon informacionet qe jepen dhe te gjitha te dhenat qe jepen ne kete faqe vine nga burime te sigurta dhe te studiuara. Duke qene se kalendari i bulkut ka edhe karakter enciklopedik dhe informative per te gjitha sherbimet per kultura bujqesore, blegtorale dhe bletarise qe rriten e kultivohen ne territorin Zadrimes dhe te zonave malore per rreth kesaj treve (Dush ,Gomsiqe, Karme, Shllak Temal , Mnel dhe Vig).
Meqense zakonisht ne enciklopedite burimi nuk referohet, por depozitohet edhe per infarmacionet e dhena ketu, ndodh e njejta gje, pra duhet te patur parasyshe se ne te flasin gjithmon burimet, gje qe do te thote se kalendari I bulkut fjalen e vete e ka te paket te rrezervuar dhe te matur .
Kalendari i bulkut ka vetem karakter te informimit per te gjitha kulturat bujqesore qe kultivohen, per mbareshtrimi e blegtorise dhe bletarise, per traditen, doket, zakonet kulturen dhe arsimin e Zadrimes dhe trojeve per rreth. Ne kalendarin e bulkut do te botohen harta te ndryeshme, kufinjesh fshatrash te vjeter, per te treguar brezave si ka qene territori nder vite ku ato po rriten, si edhe ato te perspektives. Te dhenat qe jepen ne kete kalendare nuk kane kurre fare vlere dhe force ligjore dhe nuk mundet te perdoren per zgjidhje problemesh e konflikteshte cfare do lloji qofshin
Me poshte po japim punet kryesore qe do te behen dhe duhet me pase parasyshe nga ana e bujkut si edhe masat qe duhet te merren per mbrojten e kulturave bujqesore nga semundjet dhe demtuesit per muajn NENTOR 2018

 

PUNIMET NË ARA

 

PËR BIMEN E GRURIT.
Ne kete muaji eshte periudha vendimtare per mbjellje e grurit deri me date 20 Nentore , rendimenti eshte me i madhe, i kemi shpjeguar edhe ne muajin Tetor 2018 , por po i shpjegojme edhe njehere .Ne parcelat qe jane planifikuar per mbjelljen e grurit duhet te filloje menjeher pregaditja e tokes qe ne ditet e para te muajit . duhet te bejme çmos qe te mos mbjellim Grure mbas Grurit. Blerja e fares eshte nje pune qe duhet te kete perparsi pasi çfar te mbjellim do te korrim. Per faren duhet te kemi parasyshe qe te kontrollojme parametrat kryesore si :
• Pasteria varietore,
• Fuqia mbirse
• Energjia mbirse
• Pastertia ndaj semundjeve.
• Fara e duhet te dizefektohet , dmth te mos mbjellim fare te pa dizefektuar.
Menjehere mbas mbjelljes se grurit duhet te marrim masa per hapjen e vijave kulluese dhe pastrimin e kanaleve te treta kulluese.me kullimin e ngasteres bejme te mundur ndalimin e kalnbezimit rrenjore.
PËR BIMEN E DOMATES NE SERA DHE NE FUSHE.

Ne mbjelljet e dyta te domates ne sera perseri do te mbese problem vrugu dhe alternaria . Lagshti ajrore do te rritet , diferenca e temperatuirave ne mes dites dhe nates eshte e madhe keshtu qe krijohen kushte te favorshme per semundjet e vrugut dhe te alternaries.
Disa lënde aktive për luftimin vrugut dhe alternaries.
Produkte me baze bakri

 

PËR BIMEN E ULLIRIT
Ne parcelat e ullirit te cilet nuk jane vjele dhe do te lihen per tu vjelur ne mesin e dhjetorit, muaji nentor do te rriten infeksionet nga miza e ullirit pasi krijohen kushte te pershtatsheme per zhvillimin e saji si freskia dhe reshjet , prandaj duhet te marrim masa per trajtimet kimike.
Disa lënde aktive për luftimin e mizes se ullirit.
Chlorpyrifos + Cypermethrin, Chlorpyrifos
PËR BIMET E AGRUMEVE
Në bimet e agrumeve demtuesit kryesorë gjatë këtije muaji janë :
Tenja minuese ,e cila munde te kete nje zhvillim te larte deri ne mesin e nentorit, prandaj do te lind nevoja edhe per nje trajtim .
Disa lënde aktive për luftimin e tenjës minuese
Acetamiprid, Imidacloprid, Thiamethoxan, Lambda-Cyhalothrin, Deltametrin, spinosad, cypermethrin.
PER PRODHIMET NE DEPO
Gruri, Misri ,Fasulja duhet te kontrollohen nga infeksionet ashtu edhe nga minjet dhe te merren masa per dizefektimin e tyre.
Na shkruani në adresen e-mail: [email protected] si edhe mund të kontaktoni në numrin e celularit: 0682067637
Të gjitha përgjigjet e pyetjeve do të përgaditen nga specialistët e profesionëve që ju drejtohen, dhe do të merrni përgjigjet në numrin e radhës ne Kalendarin e BULKUT.dhe ne facebook , whatsapp ne numrin e celularit qe do te dergoni.
Shperndani sa te jete e mundur qe te ndihmojme sadopak fermeret me disa keshilla minimale per zhvillimin e bujqesise ne kete zone te bekuar,

Pergaditi :

Agr . Jak PACANI

Agr . Aldo GAME

Dok vet . Agim ALIJA

Check Also

Eksperienca italiane qe zbatojne bujqesine organike dhe biodinamike, ne Rajonin e Verones

Nga data 22-28 Korrik 2018, nje grup i perbere nga Shoqata COSPE Shkoder, konsulente si …