Lajmet
A huge collection of 3400+ free website templates JAR theme com WP themes and more at the biggest community-driven free web design site

KALENDARI I BULKUT MUAJ KORRRIK 2018

 

PUNIMET NË ARA

Për bimën e misrit

Në bimën e misrit nuk ka probleme, është në rritje të plotë, duhet kontrolluar në mustaqe (lulet femrore), në lulet mashkullore dhe në gjethe se mund të ketë morra.

Për bimen e domates në sera

Në të gjitha serat pothuajse ka perfunduar prodhimi, është koha që të pastrohen te gjitha mbeturinat barërat e egra dhe çdo mbeturinë tjetër që është mbartëse e infeksioneve të ndryshme. Është koha që të bejme dizifektimin e tokës me anë të rrezatimit dillor. Si bëhet kjo? Nga mesi i korrikut sera vaditet bollshëm me ujë, lihet kështu për 2 ditë, pas kesaj shtrohet plasmas i zi 0.08mm dhe lihet deri nga fundi i gushtit. Temperatura arrin në 40 -45 grade Celsius. Temperaturë kjo që dëmton si vezet ashtu edhe larvat e nematodave, po kështu dëmton edhe parazitët bakteriale dhe kërpudhore.

Për bimën e domates në fushë

Duhet  të trajtohen çdo 15 ditë kundër vrugut dhe alternaris, sidomos mbas çdo vaditjeje. Nuk duhet të anashkalohen afidet, këpushat, e krahëbardhat.

Disa lëndë aktive për luftimin e krahebardhes, afidet, kepushës jane:

Acetamiprid, Imidacloprid, Thiamethoxan, Lambda-Cyhalothrin, Deltametrine, Bacillus Thuringiensis (është Produkt Biologjik), Spinosad (është Produkt Biologjik) Azadiractina etj.

Kundër vrugut jane. Benalaxyl, Mancozeb, Folpet, Fosetyl-Al, Propineb.

Edhe këtu është mirë të përdorim preparate me dy ose më shumë lëndë aktive që të jenë edhe kontakti edhe sistemike.

Për bimën e bostanit

Janë po ato që kemi përmendur në muajin qershor, por po i përsërisim edhe njëherë me poshte. Dëmtuesi i zakonshëm për kulturen e bostanit është morri dhe dozësa. Duhet të bëhet kontrolli i vashdueshëm i faqes së poshtme të gjethës për praninë e këpushës. Sëmundja është fuzarioza e cila shoqërohet me zverdhje të gjethëve dhe më vonë me tharje, për të përcaktuar këtë shkulim një rrënjë dhe nëse gypat që çojnë lëngjet në gjethe janë me ngjyrë kafe atëherë kemi fuzariozen, kujdes duhet të bëjmë edhe më antraknozen që i nxijnë frutat dhe i deformojne ato.

Disa lënde aktive për luftimin e morrit, dosezes dhe këpushës.

Për luftimin e afidev jane:. Acetamiprid, Imidacloprid, Thiamethoxan, Lambda-Cyhalothrin, Deltametrine, Bacillus Thuringiensis (është Produkt Biologjik), Spinosad (është Produkt Biologjik) Azadiractina etj.

 

Për bimën e pjeprit në fushë:

Vrugu është prezent prandaj duhet të kontrollojmë çdo ditë, për vrugun duhet ta trajtojmë më shpesh se për hirin, sëmundja tjetër është hiri.

Disa lëndë aktive për luftimin e vrugut dhe të hirit jane:

Për luftimin e hirit:  Bupirimate, Penconazolo, Miclobutanil, Triadimenol, Squfur etj.

Për luftimin e vrugut: Fosetyl-Al, Propineb. Folpet mancozeb, metalaxyl, Hidroksid Bakri etj.

Për bimën e patellxhanit:

Dëmtuesi kryesor është buburreci i patates, këpusha e zakonshme dhe afidët. Kur shihen gjethe të zverdhura më shumë se gjysma e gjethes kemi të bëjmë me verticiliozen. Bimë të tilla vyshken dhe thahen. Duhet të bëjmë kujdes me normat e ujitjes dhe kohën e ujitjes me qellim që të kufizojmë sadopak sëmundjen.

Për bimën e specit:

Sëmundja e specit është vrugu dhe verticilioza ndërsa dëmtues janë afidet. Për ta kufizuar mbjellja duhet të bëhet në vllaja me qëllim që qafa e rrënjës të mos jetë në kontakt me ujin.

Previkur është një fungicid i mirë për luftimin e vrugut trajtohet e gjithë bima por edhe qafa e rrënjës.

Për bimën e hardhisë (në vreshtat e vitit të parë):

Në vreshtat e reja gjatë këtij muaji duhet të bëhen këto procese pune:

Llastarit që kemi lënë për t’u rritur vazhdojmë t’i heqim sqetulloret dhe të bëjmë lidhjen pas shtyllës mbështetëse.

Toka të mbahet e pastër nga barërat e egra.

Edhe në këte muaj, në ditët e fundit të qershorit të bëhen plehërimet plotësuese me: 20 gram / Nitrat Amoni, 60 gram Superfosfat për çdo rrënjë. Hedhja e plehut bëhet në këtë menyrë: Në largesinë 25 cm larg bimës dhe rreth 25 -30 cm në thellesi hapet një vrimë me qysqi dhe hidhet sasia e mësiperme e plehut, por në drejtime të kunderta me hedhjen që e kemi bërë në muajin maj. Problemet e sëmundjeve nuk duhet të harrohen, si vrugu dhe hiri.

Të përdoren produkte me bazë bakri dhe squfuri.

Në vreshtat e vitit të dytë:

Lastaret fillojnë të rriten me shpejtësi, sqetulloret që dalin lihen por këto pincohen në 2-3 gjethe. Bimët lidhen në kallamin mbështetës që të rriten sa më drejt, edhe në vreshtat e vitit të dytë problemet e sëmundjeve nuk duhet të harrohen, si hiri.

Në vreshtat e vitit te tretë:

Në vreshtat që janë në prodhim duhet të kemi parasysh këto proçese:

Përsëri këtë muaj problem mbetet hiri, kalbëzimi dhe tenja. Me kultivarët që piqen herët duhet patur kujdes kalbëzimi. Për tenjën megjithëse është bërë në 10 ditorin e dytë të muajit qershor duhet te behët edhe njëherë në ditët e para të këtij muaji.

Disa lënde aktive për luftimin e vrugut hirit dhe tenjës:

Për luftimin e tejes:  Chlorpyrifos, Chlorpyrifos + Cypermethrin, deltamethrin etj.

Për luftimin e vrugut:  Fosetyl-Al, Propineb. Folpet mancozeb, metalaxyl etj.

Për luftimin e hirit:  Bupirimate, Penconazolo, Miclobutanil, Triadimenol etj.

Për luftimin e kalbëzimit: signum skala bravo etj.

Për bimën e mollës dhe të dardhës;

Këtë muaj do të shfaqet krimbi i mollës në javën e parë të muajit duhet të bëhen trajtime kundër krimbit të mollës. Tenja minues në pjesën e dytë të korrikut do të zhvillojë breznine e dytë. Për sëmundjen e kromës rreziku bie, por në qoftë se bien shira nevojitet të behën trajtime. Në zonën e Shllakut, Temalit, në mesin e këtij muaji do të shfaqen breshkezat e kalifornisë edhe këpusha zhvillohet shumë prandaj duhet të behen trajtime dhe kundër saj.

Disa lënde aktive për luftimin e afideve (morrat) dhe tenjës jane:

Chlorpyrifos + Cypermethrin, Chlorpyrifos, Acetamiprid, Imidacloprid, Lambda-Cyhalothrin, Deltametrine.

Për bimen e pjeshkës:

Në kultivaret me pjekje të mesme dhe të vonë zhvillohet breznia e tretë e tenjës së lindjes. Duhet të grumbullohen insektet e rritur të kapnodesit.

Disa lënde aktive për luftimin e Tenjes së lindjes.jane:

Për luftimin e tenjes afideve: Acetamiprid, Imidacloprid, Thiamethoxan, Lambda-Cyhalothrin, Deltametrine, Bacillus Thuringiensis (ështe Produkt Biologjik), Spinosad (eshte Produkt Biologjik) Azadiractina etj.

Për bimen e ullirit

Në këtë muaj duhet të përqëndrohet vëmendja për luftimin e breshkës së ullirit, ndërsa për mizën e ullirit në qoftë se bien shira, ose në ato vende ku ndërhyhet me vaditje duhet të ndërhyjmë me trajtime kimike.

Disa lënde aktive për luftimin e breshkëzez jane:

Chlorpyrifos + Cypermethrin, Chlorpyrifos.

Për bimët e agrumeve

Në bimët e agrumeve dëmtuesit kryesorë janë:

Këpusha, krahëbardha dhe tenja minuese, në ato parcela që vaditen krijohen kushte edhe për afidët.

Disa lënde aktive për luftimin e Afideve, krahebardhave dhe tenjës minuese:

Acetamiprid, Imidacloprid, Thiamethoxan, Lambda-Cyhalothrin, Deltametrin, spinosad, cypermethrin

Për të gjitha paqartësitë dhe pyetjet që mund të keni na shkruani në adresen e e-mailit: jakpacani@yahoo.com , si edhe mund të kontaktoni në numrin e celularit: 0682067637

Të gjitha përgjigjet e pyetjeve do të përgaditen nga specialistët e profesioneve që iu drejtohen, dhe do t’i merrni në numrin e radhës në “Kalendarin e Bulkut”.

 

Pergatiten:

Agr . Jak PACANI

Agr . Aldo GAME

Dok vet . Agim ALIJA

 

Check Also

Trajnim me perfituesit e granteve, Shkolla Profesionale “Ndre Mjeda” Bushat.

Ne kuader te projektit “Aleanca per Zhvillimin dhe Vleresimin e Bujqesise Familjare ne Veri te Shqiperise” financuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *