Nga data 22-28 Korrik 2018, nje grup i perbere nga Shoqata COSPE Shkoder, konsulente si edhe perfitues te granteve te projektit “Aleanca per Zhvillimin dhe Vleresimin e Bujqesise Familjare ne Veri te Shqiperise” AID 10916, financuar nga AICS, dhe zbatuar nga COSPE, RTM, PfD, QGHL Shkoder, vizituan eksperienca italiane qe zbatojne bujqesine organike dhe biodinamike, ne Rajonin e Verones dhe rrethinat e saj rurale, i organizuar nga AveProBi-Shoqata e Prodhuesve Organike ne Verona, i cili eshte dhe partneri Italian i Projektit, per komponenten biologjike.
Vizita eshte pjese e aktiviteteve te projektit, dhe ishte shume e frytshme, sepse vizituam nga afer realitete dhe eksperienca te shumta gjate gjithe diteve te qendrimit, si vreshta biologjike e biodinamike, kantina te prodhimit te vererave DOC e DOP, ullishta dhe fabrika te prodhimit te vajit te ullirit bio, sera biologjike per perimet, fidanishte te varieteteve autoktone per vreshta e ullishta, ndermarrje per prodhimin e veglave e makinerive bujqesore e shume aktivitete te tjera bujqesore. Pas eksperiences te gjithe besuam se rruga drejt produkteve biologjike qe respektojne bimet e token nuk eshte e paarritshme por eshte nje proces, per te cilin duhet te punojme fort per ta njohur thellesisht e zbatuar ne kushtet tona te mrekullueshme te zonave rurale.
Falenderojme AveProBi dhe gjithe stafin e tyre per organizimin e shkelqyer te ketij misioni!