Meqenese vitit shkollor i erdhi fundi, vendosem te benim nje aktivitet ku te tregonim punen qe kishim bere gjate ketyre muajve se bashku me femijet e klases se 4-te dhe 5-te. Aktiviteti u zhvillua me dt. 31.05.2013 ne oren 9 dhe zgjati 45 minuta. Numri i pjesmarresve ishte mbi 60. Moren pjese ne kete aktivitet nxenesit e klasave te tjera fillore se bashku me mesueset e tyre, edukatoret si dhe nendrejtoresha e shkolles, por gjithashtu kishte edhe prinder.
Ne kete aktivitet u prezantuan punimet e bera nga femijet te cilat ishin te bere me materiale te ndryshme plastike por edhe disa maska te bera me kartapeste ne laboratorin e krijuar posacerisht per keto punime.
Femijet qe ishin edhe perfaqesuesit e shokeve te tyre recituan vjersha te ndryshme qe kishin lidhje me mjedisin, por jo vetem. Ato bene sfilate me disa veshje te bera me plastike, kercyen dhe ne fund bene edhe nje pantonim ku tematika e tij ishte mbrojtja e pemeve dhe mbajtja paster e ambjentit.
Perveç punimeve te bera me plastike femijet kishin bere edhe disa vizatime me tematika te ndryshme ku nje nder to ishin edhe rregullat per nje mjedis te paster.