Lajmet
A huge collection of 3400+ free website templates JAR theme com WP themes and more at the biggest community-driven free web design site

Trajnimi i Guidave Turistike Koman 2017

Ne kuader te projektit: “Kultura e Komanit flet: – Pasuria kulturore dhe natyrore per zhvillimin e nje turizmi te qendrueshem” fitues i Konkursit Kombetar Ide te Gjelberta 2016, i financuar nga Partneret Shqiperi per Ndryshim dhe Zhvillim, dhe zbatuar nga COSPE ne partneritet me Shoqaten ArkeoDrin dhe Bashkia Vau Dejes,  u zhvillua trajnimi dy ditor ne datat 10-11 Qershor 2017, ne Koman (Bashkia Vau Dejes) per guida turistike lokale si shoqerues te turisteve ne vendbanimin e Komanit.

Qellimi i trajnimit ishte dhenia e njohurive te detajuara per te rinjte nga Komani dhe fshatrat perreth te cilet do te shoqerojne vizitoret e turistet vendas dhe te huaj, duke i treguar historine e atij qyteterimi, kishat, monumentet, ndertesat, varrezat, kulturen e vendbanimit, si edhe teknika guidimi per drejtimin e grupeve. Te rinjte pjesemarres, kane qene pjese çdo vit ne germimet arkeologjike te ekspedites franceze shqiptare te drejtuara nga Etleva Nallbani.

Dita e pare e trajnimit u zhvillua tek Vila Franceze-Koman,  ku moren pjese 20 te rinj, banore vendas te Komanit e fshatrave perreth. Ne fillim te trajnimit arkeologu Helidon Sokoli, perfaqesues i Shoqates Arkeodrin, prezantoi historine e qyteterimeve te ndryshme nder shekuj: Qyteza e Danjes, Sardes, Sapes dhe Dalmacia, rendesine e tyre, kulturen, si edhe lidhjet dhe nderveprimet e tyre ne rajon.

Me pas, Roze Rupa, perfaqesuese e Rupa Guest House & Camping Albania, prezantoi se çfare do te thote te jesh nje guide turistike, si duhet te menaxhohet grupi, si edhe teknika te thjeshta per sigurine, shendetin dhe mbarevajtjen e gjithe turit turistik. Ne fund per pjesemarresit, Sabah Seferaj & Xhulian Hila-COSPE, prezantuan disa modele konkrete te tureve te markuara ne disa zona te Zadrimes, ne menyre qe te pranishmit te zgjerojne njohurite e tyre edhe me itinerare te tjera perreth sitit arkeologjik te Komanit, per nje oferte me te plote turistike.

Fundi i dites se pare te trajnimin u mbyll me ecjen pergjate itinerarit te Shllakut, i realizuar nga COSPE ne GPS, qe eshte perballe vendbanimit te Komanit dhe qe ploteson oferten turistike perreth Komanit, duke shtuar ditet e qendrimit te turisteve ne zone, dhe ne kete menyre gjeneron te ardhura per te rinjte si guida, si edhe per shtepite e akomodimit dhe komunitetin e Komanit.

Diten e dyte u be ngjitja ne sitin arkeologik, gjithsej 13 km, nen shoqerimin e arkeologut Helidon Sokolit, duke demonstruar me konkretisht se si duhet te behet nje guide e mirefillte, e cila zgjati rreth 6 ore. Ne fund pjesemarresit u pajisen me çertifikate.

 

Check Also

Trashegimia kulturore dhe natyrore per zhvillimin e turizmit te qendrueshem ne Zadrime.

Trashegimia kulturore dhe natyrore per zhvillimin e turizmit te qendrueshem ne Zadrime. Best free WordPress …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *