Lajmet
A huge collection of 3400+ free website templates JAR theme com WP themes and more at the biggest community-driven free web design site

Misioni yne ne Viareggio/Itali

Animatoret mjedisore te levizjes “Zadrima Toka Jone” ishin pjese e nje misoni 9 ditor ne Viareggio, Itali, mundesuar nga COSPE dhe Circolo “Alex Langer”. Qellimi kryesor i ketij misioni ishte trajnimi per Cartapesta per maskat e plota si dhe pjesa e njohjes me eksperiencat e tjera ne Itali qe kane lidhje me edukimin mjedisor.

Trajnimi Cartapesta – Ne vazhdim te trajnimit te zhvilluar ne Shkoder mbi Cartapesta, me ndihmen e ekspertit Italian Lorenzo Paoli, grupi i animatoreve te levizjes “Zadrima Toka Jone” realizoi nje tjeter trajnim, kete radhe per te krijuar maska te rrumbullaketa. Pasi diskutuam mbi personazhin me te pershtatshem qe do te krijonim duke perdorur tekniken me Cartapeste, vendosem qe figura e Skenderbeut ishte me tipikja dhe qe na perfaqesonte me shume. Trajnimi zgjati 4 dite dhe ne te u perfshine te gjitha fazat e krijimit te maskes: modelimi i formes me argjile, mbulimi me allçi, mbushja me leter-brume si dhe ngjyrosja.

Konferenca COSPE – Me date 8 qershor, grupi i animatoreve mori pjese ne Konferencen me titull “30 vjet ne 3 dite” e zhvilluar ne Firence me rastin e 30 vjetorit te shoqates COSPE. Ne kete aktivitet ishin prezent partnere nga e gjithe bota, ndermjet tyre “Nderkomunalja Zadrima” si dhe disa nga kryetaret e komunave anetare. Gjate takimit, presidenti i COSPE, Fabio Laurenzi i dorezoi presidentit te Nderkomunales Zadrime, Z.Zef Vokrri, çmimin e mirenjohjes “Partner nderi”.

Vizita ne Cittadella – Me date 10 qershor grupi vizitoi “Cittadella”/Viareggio ne te cilen prodhohen karrot me te medha ne Itali te cilat ekspozohen gjate Karnavaleve te famshme ne Viareggio. Cittadella perbehej nga  shume kapanoneve ne te cilat prodhoheshin maska me permasa shume te medha. U impresionuam nga puna e madhe qe behej si dhe bukuria e atyre karrove. Teknika per krijimin e tyre ishte kryesisht Cartapesta por nuk mungonte perdorimi i materialeve te tjera plastike te ricikluara.

Altri valori – “Altri valori”, ishte nje lloj sipermarrjeje (pa qellime fitimi) ku  shiteshin sende te hedhura e qe nuk i nevojiteshin me pronareve te tyre. Keto sende pasi restauroheshin, shiteshin ne kete dyqan me nje çmim simbolik. Dyqani menaxhohej nga persona qe benin pune vullnetare me filozofine e dhenies se nje “Vlere tjeter” sendeve pa vlere.

L’uovo di Colombo – “L’uovo di Colombo” ishte nje shoqate qe merrej me angazhimin dhe favorizimin e shume personave me aftesi ndryshe ne pune vullnetare. Kete pune vullnetare ata e zhvillonin nepermjet zbatimit te projekteve te ndryshme pune/shoqerore/kulturore. Puna zhvillohej ne disa laboratore, si ai i rritjes se kafsheve, perkujdesjes per kopshtin, kuzhines, rrobaqepsise, lavanderise, te riciklimit, etj. Shoqata kishte revisten e saj “Menotre”, e cila publikohej nje here ne 4 muaj.

Takimi me mesueset e Versilia – Gjate qendrimit tone organizuam nje takim me mesuesen e Piano di Conca/Versilia, kjo ne kuader te shkembimit te eksperiencave mes mesueseve te Zadrimes dhe atyre te Versilia. Mesueses i dhuruam nje album me fotografi te te gjithe aktiviteteve qe kane bere nxenesit e shkollave te Zadrimes gjate vitit shkollor. Shpresojme shume qe ne te ardhmen te kemi perseri takime te tilla.

 

Check Also

laboratoret e kartapestes

Me mbeshtetjen e shoqates Italiane Cospe, ne tre shkolla te Zadrimes, Gjader, Hajmel dhe Blinisht, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *