Lajmet
A huge collection of 3400+ free website templates JAR theme com WP themes and more at the biggest community-driven free web design site

Mbeshtetje dinamikave te zhvillimit lokal ne zonen rurale te Zadrimes

Shoqata Italiane COSPE ne partneritet me Shoqaten Nderkomunalja Zadrime, ne kuader te Projektit “Mbeshtetje dinamikave te zhvillimit lokal ne zonen rurale te Zadrimes”, financuar nga MAE, ka nisur zbatimin e nje projekti pilot per mbledhjen e diferencuar te letres dhe plastikes ne shkollat dhe aktivitetet tregtare te  Zadrimes.

Ne kuader te kesaj iniciative, gjate muajit Prill-Maj, eshte bere inaugurimi i fillimit te ketij sherbimi ne keto shkolla: Shkolla Stajke/Komuna Bushat/Shkoder, Shkolla Mjede/Bashkia Vau Dejes/Shkoder, Shkolla Blinisht/Komuna Blinisht/Lezhe, Shkolla Gjader/Komuna Dajç/Lezhe, Shkolla Hajmel/Komuna Hajmel/Shkoder.

Gjate aktiviteteve ne keto shkolla ishin prezent perfaqesues nga  Komunat anetare te projektit, Drejtoret e shkollave, perfaqesues te Nderkomunales Zadrime, Ekspert i COSPE-Bologna si dhe COSPE Shkoder. Gjate fjales se mbajtur ata theksuan rendesine e kesaj iniciative dhe ftuan nxenesit qe ta mbeshtesin ate duke sjelle plastiken nga shtepia. Inaugurimet ne shkolla vijuan me takime sensibilizuese me mesuesit  ne secilen shkolle.

Check Also

laboratoret e kartapestes

Me mbeshtetjen e shoqates Italiane Cospe, ne tre shkolla te Zadrimes, Gjader, Hajmel dhe Blinisht, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *