Lajmet
A huge collection of 3400+ free website templates JAR theme com WP themes and more at the biggest community-driven free web design site

LAJME NGA ZADRIMA TOKA JONE

1.Me date 17 nentor 2012, ora 10.00, ne ambjentet e shkolles At.Gjon Fausti Krajan, u zhvillua konferenca me titull “Zadrima Toka Jone” organizuar nga  Shoqata Italiane COSPE ne bashkepunim me levizjen “Zadrima Toka Jone”.

Kjo konference u mbajt ne kuader te projektit “Mbështetje e dinamikave të zhvillimit lokal në zonën rurale të Zadrimës– Shqiperi e Veriut”  duke patur si qellim kryesor shperndarjen e informacionit, njohjen dhe trasmetimin e vlerave qe ka territori i Zadrimes.

Ne kete konference referuan personalitete dhe figura te shquara nga Zadrima, siç jane: Z.Zef Vokrri, Z.Ahmet Osja, Z.Pjeter Gjoni, Z.Tonin Frani dhe Z.Lin Shtjefni.

2.Diten e shtune, dt. 03 nentor 2012, ne ambjentet e shkolles Kosmaç, u zhvillua moduli i trete, nga cikli me 4 module, i trajnimit per mesuesit mbi Paketen e Gjelber dhe Edukimin Mjedisor ne shkollat 9 vjecare te Zadrimes, nga REC/Qendra Rajonale e Mjedisit ne Shqiperi. Ky trajnim zhvillohet ne kuader dhe me mbeshtetjen financiare te Projektit “Mbeshtetje dinamikave te zhvillimit lokal ne zonen rurale te Zadrimes”, zbatuar nga COSPE ne partneritet me Shoqaten Nderkomunalja Zadrime, dhe ne bashkepunim me pese komunat e Zadrimes.

Ne kete takim ishin pjesemarres drejtore dhe mesues te 12 shkollave te Zadrimes. Objektivi kryesor i ketij trajnimi ishte ngritja e njohurive si dhe nxitja e ndjeshmerise ndaj mjedisit perreth, rendesia e zvogelimit te sasise se mbeturinave per te zvogeluar ndikimin ne ambjentm, te dime te njohim “jeten e dyte” te objekteve dhe materialeve qe kemi ndare per ti hedhur, para se ti hedhim ne koshat e mbeturinave, si ti transformojme ne diçka te perdorshme ose zbavitese, qe mund ta perdorim dhe ta mbajme per vete perseri.

Perveç njohurive teorike, u realizuan pune praktike ne grup me fokus perrallat, dramatizimet, loja me role, etj. Ne fund u diskutua ne lidhje me zbatimin ne praktike te aktiviteteve konkrete ne shkolla me fokus riciklimin. (shiko fotot ne facebook)

 

3.Ne datat 12 dhe 13 tetor, nga REC/Qendra Rajonale e Mjedisit ne Shqiperi, u mbajten 2 modulet e para, nga cikli me 4 module, te trajnimit per mesuesit mbi Paketen e gjelber dhe Edukimin mjedisor ne shkollat 9 vjecare te Zadrimes.

Trajnimi u zhvillua ne kuader dhe me mbeshtetjen financiare te Projektit “Mbeshtetje dinamikave te zhvillimit lokal ne zonen rurale te Zadrimes”, zbatuar nga COSPE ne partneritet me Shoqaten Nderkomunalja Zadrime, dhe ne bashkepunim me pese komunat e Zadrimes.

Objektivi kryesor i trajnimit ishte ngritja e njohurive si dhe nxitja e ndjeshmerise ndaj mjedisit perreth, rendesia e zvogelimit te sasise se mbeturinave per te zvogeluar ndikimin ne ambjent. Te dime te njohim “jeten e dyte” te objekteve dhe materialeve qe kemi ndare per ti hedhur, para se ti hedhim ne koshat e mbeturinave. Si ti transformojme ne diçka te perdorshme ose zbavitese, qe mund ta perdorim dhe ta mbajme per vete perseri.

Pjesemarres ishin drejtore dhe mesues te 12 shkollave te Zadrimes. Dy modulet e tjera do te zhvillohen ne javet ne vazhdim, kjo per t’i lene kohe mesuesve per te realizuar detyrat praktike me femijet. SHIKO FOTOT NE FB (trajnimi)

4.Ne kuader te Projektit “Mbeshtetje per dinamikat e zhvillimit lokal ne zonen rurale te Zadrimes-Veriu i Shqiperise”, i financuar nga      Ministria e Puneve te Jashtme Italiane-MAE, u zhvillua Kursi i Formimit: “Bazat e  cartapesta” ne datat 24-28 shtator 2012, me mbikqyrjen e ekspertit Lorenzo Paoli, ne zyrat e  COSPE-Shkoder. Ne kete trajnim moren pjese te gjithe animatoret e levizjes Zadrima Toka Jone.  (kliko ketu per te pare fotot ne facebook)

 

5.ZADRIMA TOKA JONE

Levizja Zadrima Toka Jone, ne bashkepunim me Shoqaten Italiane COSPE, e cila po zbaton projektin “Mbështetje e dinamikave të zhvillimit lokal në zonën rurale të Zadrimës– Shqiperi e Veriut”, dhe me mbeshtetjen e vullnetareve te Circolo Alex Langer, Itali, Nderkomunales Zadrime si dhe Komunave Bushat, Hajmel, Dajç, Blinisht e te Bashkise Vau Dejes,  me date 22 shtator organizoi per te dytin vit radhazi, dite pastrimi per sensibilizimin e fshatrave te Zadrimes, te quajtur:

ZADRIMA TE DUA TE PASTER 2012!”.

Aktiviteti u zhvillua ne fshatrat Stajke, Kosmaç, Mjede, Hajmel, Blinisht, Gjader dhe Dajç me pjesemarrjen e Stafit te Komunave, mesues dhe nxenes te shkollave, vullnetareve te Circolo Alex Langer si dhe animatoreve te Zadrima Toka Jone.

 

Qellimi i ketij aktiviteti ishte ndergjegjesimi i te gjithe banoreve per zgjidhjen e problemit te largimit te mbeturinave si dhe realizimi i nje veprimi konkret per t’u marre shembull ne te ardhmen.(Shiko fotot)

6.“Zadrima te dua te miren 2012”

Deri me date 31 gusht 2012 kemi marre 33 foto, dhe per kete falenderojme nga zemra miqte  qe i kane derguar. Por 22 prej tyre, nuk i pergjigjen kerkesave te fushates sone:  nuk tregojne vende dhe gjera te bukura te tokes sone te cilat na duket se jane ne rrezik dhe qe duam t’i mbrojme, por tregojne momente nga jeta, aktivitete, peisazhe te Zadrimes. Ne fakt jane foto interesante, te nevojshme per te njohur territorin tone, dhe per kete kemi vendosur ti spostojme ne nje album te ri fotografish ne profilin  e Zadrima Toka Jone ne facebook. Titulli i albumit eshte “Pamje nga Zadrima”. Miqe te tjere qe kane foto nga jeta ne fshatrat e tyre, mund ti dergojne direkt ne Facebook.

Fotot e perzgjedhura deri me sot per fushaten jane 11:  akoma jane pak, megjithese te gjitha shume te bukura dhe interesante.  Per disa prej tyre kerkojme te plotesohet komenti qe i shoqeron, duke ndjekur hapat qe tregohen tek Zadrima te dua te miren – Si te marrim pjese.

Per ti dhene me shume kohe miqve qe duan te dergojne foto, kemi vendosur ta shtyjme deri me 31 dhjetor 2012 mbylljen e fushates.

Secili mund te dergoje maksimumi 3 foto.

7.Projekti per shkolla dhe mjedis

Po punojme per nje projekt shkembimi eksperiencash ndermjet shkollave te Blinishtit, Gjadrit, Hajmelit, Stajkes dhe Mjedes te Zadrimes, dhe shkollave te Piano di Mommio dhe Piano di Conca, ne Versilia (Itali).  Mesueset Italiane dhe ato Shqiptare jane takuar ne Stajke ne kuader te bashkepunimit per realizimin e laboratoreve per riciklimin dhe riperdorimin e plastikes, letres, copave dhe materialeve te tjera dhe per krijimin e kopshteve biologjik (arboretum) dhe kopshteve me lule (shih Facebook).  Projekti do te paraqitet ne menyre te detajuar ne nje hapesire te vecante ne sit (duke u ndertuar), e cila do te jete ne dispozicion te shkollave te Zadrimes dhe te Versilias.

 

 

 

 

 

 

Check Also

karnavale 10 shkurt

Pjese e  aktiviteteve te zhvilluara ne Shkoder me rastin e Karnevaleve, nga datat 10-12 shkurt …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *