le ultime notizie
A huge collection of 3400+ free website templates JAR theme com WP themes and more at the biggest community-driven free web design site

KALENDARI I BULKUT MUAJ MAJ 2018

PUNIMET NE ARA

Për bimen e Grurit

Në kulturen e grurit gjatë ketij muaji, demtuesit dhe semundjet jane ne aktivitet te plote. Semundja kryesore eshte septoriza dhe demtuesi jane afidet. Gjate fillimit të këtij muaji, septorioza ka prirje të ngjitet në gjethët e siperme te preke gjethen flamur. Përveç këtyre do të hasim edhe afidet qe duhen te behen me sperkatje kimike.

Në parcelat për farë të bëhet kujdes për heqjen e barerave të egra që janë konkuruese për bimen e grurit, nga mesi i muajit të pastrohen varietet e tjera që dalin në parcelen e farës.

Disa lënde aktive për luftimin e afideve (morrat) BACILLUS THURINGIENSIS (Ështe Produkt Biologjik), ACETAMIPRID, AZADIRACTIN, IMIDACLOPRID, THIAMETHOXAN, LAMBDA-CYHALOTHRINA, DELTAMETRINE, SPINOSAD (Ështe Produkt Biologjik), etj.

Për bimen e Misrit

Ne ato ekonomi ku nuk kane qene kushtet per mbjelljen e misrit duhet te mbillet deri me 10 Maj. Me rritjen e temperaturave bima e misrit rritet me shpejtesi, ne shume vatra kemi demtime   te misrit nga dosëza dhe krimbi i murme. Rreziku i ketyre demtuesve eshte derisa bima te kaloje fazen e 8 gjetheve. Per dosëza te behen ushqime te helmuara, kurse per krimbin e murme, te behen trajtime kimike por trajtimet duhet te behen sa me vone ne darke. Një veshtiresi që i shkakton rritjes së bimes së misrit janë edhe “barërat e egra” që mund të jene të shumte në numer dhe që e konkurojnë atë për një rritje të mire dhe për këtë duhet të ndjekim disa metoda si prashitja por kjo nuk është zgjidhje përfundimtare. Një ndihmë e madhe janë edhe herbicidet e ndryshme që janë në treg. Për të pasur një rezultat sa më të mirë kundrejt barërave te egra duhet të bëjmë tre nderhyrje:

  1.  Para mbjelljes;
  2.  Para mbirjes
  3. Mbas mbirjes

 Lende aktive që përdoren janë disa si:

  1. Nicosulfuron .
  2. Thifensulfuron-methyl + Nicosulf .
  3. Foramsulfuron + Isoxadifen – ethyl etj.

Te cilat luftojnë gjethe gjerët dhe gjethet ngushtët që mund të jetë një vjeçar dhe shume vjeçar.

 Disa lënde aktive për luftimin e krimbave te tokës, jane:

LAMBDA-CYHALOTHRIN, CHLORPYRIFOS ETHYL, etj.

Për bimen e Fasules

Per bimen e Fasules demtuesi kryesor eshte morri i zi i bathes. Të behen trajtime me insekticide. Ne cilët janë mbjellë në 10 ditorin e fundit të muajit mars janë në mbirje e sipër dhe gjatë 10-ditorit të parë të muajit prill vazhdon mbjellja. Një nga demtuesit më kryesorë është miza e farave, në qoftë se shohim se bimet dalin me kotiledone të demtuara ateherë duhet të bëjmë capitjen në rreshtë me qëllim që të shpejtojmë daljen e bemëve të reja mbi siperfaqen e tokës. Pasi ky demtues në momentin e parë që del në kontakt me driten largohen nga bima e fasules.

Nje mundesi tjeter eshte gjate mbirjes te kemi problem ose simptoma si vyshkje e lehte e gjetheve por edhe me septorioza te rrenjeve qe nqs e shkulim bimen shikojme nje push te bardhe ne roze. Per luftimin e kesaj perdorim preparate me baze bakri.

Kujdes duhet te bejme edhe per kerminjte dhe krimbat e tokes. Keto mund ti luftojme me preparate te ndryshme per kerminjte si METALDEHYD, ndersa per krimbin i zi te bathes perdorim acetamiprid, imidacloprid.

Për bimen e Patates

Gjate ketij muaji problemet fitosanitare ne bimen e patates do te shtohen ne javen e pare do te çelin larvat e buburrecit. Vrugu i patates eshte prezent ne qofte se do te kemi shira. Të merrën masa për trajtime kimike.

Lëndet aktive si AZADIRACTINA, IMIDACLOPRID, SPINOSAD (ështe produkt biologjik) THIAMETOXAN, LAMBDA-CYHALOTHRIN, DELTAMETRINE etj, pasta bordoleze ridomili.

Për bimen e Domates ne sera

Rritja e temperaturave, te mases vegjetative do te lind nevoja e trajtimeve  me te shpeshta, ajrosja e bimeve, heqja e gjetheve te vjetra.

Lënde aktive për luftimin e vrugut, kalbezimit te frutave. Krahebardhe, ACETAMIPRID, AZADIRACTINA, IMIDACLOPRID, THIAMETHOXAN, LAMBDA-CYHALOTHRIN, DELTAMETRINE BACILLUS THURINGIENSIS (ështe Produkt Biologjik), , SPINOSAD (eshte Produkt Biologjik) etj.

Disa lënde aktive për luftimin e krahbardhes ACETAMIPRID, AZADIRACTINA, IMIDACLOPRID, THIAMETHOXAN, ETOFENPROX, PYRIPROXYFEN etj.

Disa lënde aktive për luftimin minuesen, ABAMECTIN, SPINOSAD, AZADIRACTIN, LUFENURON etj.

Disa lënde aktive për luftimin e kepushave (merimangat) ABAMECTINE CLOFENTEZINE, HEXITIAZOX, TEBUFENPIRAD etj.

Disa lënde aktive për luftimin e vrugut BENALAXYL, MANCOZEB, FOLPET, FOSETYL-AL, CIMOXAMYL, etj.

Disa lënde aktive për luftimin e hirit SQUFURI, CYPROCONAZOLO, BUPIRIMATE, PENCONAZOLO, MICLOBUTANIL, TRIADIMENOL etj.

Për bimen e Domates ne fushe

Problemet kryesore në muajin Maj per domaten ne fushe jane vrugu, afidet dhe barerat e egra.

Disa lende aktive per luftimin e afideve (morrat) dhe dosezez, ACETAMIPRID, AZADIRACTINA, IMIDACLOPRID, BACILLUS THURINGIENSIS ( eshte Produkt Biologjik), THIAMETOXAN, LAMBDA-CYHALOTHRIN, DELTAMETRINE etj.

 Disa lënde aktive për luftimin e vrugut, BENALAXYL, MANCOZEB, FOLPET, FOSETYL-AL , PROPINEB. etj.

Disa lende aktive per luftimin e barerave konkurues te domates jane me baze RIMSULFURON, SOLFONILUREA etj

Për bimen e Trangullit

Ashtu si për domaten në sera edhe për tangullin vemendja kryesore duhe të përqëndrohet të vrugu, kepushat, afidet dhe minatricja dhe krahe bardha. Gjethet duhet te mbulohen mire me tretesiren si nga ana e siperme ashtu edhe nga ana e poshtme.

Disa lënde aktive për luftimin e afideve (morrat) ACETAMIPRID, BACILLUS THURINGIENSIS ( eshte Produkt Biologjik), AZADIRACTINA, IMIDACLOPRID, THIAMETHOXAN, LAMBDA-CYHALOTHRIN, , SPINOSAD (eshte Produkt Biologjik), DELTAMETRINE etj.

Disa lënde aktive për luftimin e krahebardhes ACETAMIPRID, AZADIRACTINA, IMIDACLOPRID, THIAMETHOXAN, ETOFENPROX, PYRIPROXYFEN etj.

Disa lënde aktive për luftimin minuesen ABAMECTIN, SPINOSAD, AZADIRACTIN, LUFENURON etj.

Disa lënde aktive për luftimin e kepushave (merimangat) ABAMECTIN CLOFENTEZIN, HEXITIAZOX, TEBUFENPIRAD etj.

Disa lënde aktive për luftimin e vrugut, BENALAXYL, MANCOZEB, FOLPET, FOSETYL-AL, CIMOXAMYL, etj.

Për bimen e Hardhise.

Në vreshtat e vitit të pare.

Në vreshtat e reja gjate ketij muaji duhet të bëhen këto procese pune:

Kur bimet kanë rritur lastaret e tyre në 3 – 4 gjethe të bëhet pincimi i njerit nga llastare qe eshte me i dobeti, duke lene me te mirin, ketij llastari duhet ti heqim vazhdimisht sqetulloret dhe te bejme lidhjen pas hurit mbeshtetes.

Toka të mbahet e paster nga barërat e egra.

Edhe ne kete muaj, ne ditet e fundit te behen pleherimet plotesuese me: 20 gram / Nitrat Amoni. 60 gram Superfosfat per çdo rrenje. Hedhja e plehut behet ne kete menyre: Ne largesine 25 cm larg bimes dhe rreth 25 -30 cm ne thellesi hapet nje vrime me qysqi dhe hidhet sasia e me siperme e plehut. Problemet e semundjeve nuk duhet te harrohen, si vrugu dhe hiri.

Te perdoren produkte me baze bakri dhe squfuri.

Në vreshtat e vitit të dyte

Lastaret fillojne te rriten me shpejtesi, njeri nga dy llastaret qe eshte me i dobti hiqet dhe lihet vetem njeri. Sqetulloret qe dalin lihen por keto pincohen ne 2-3 gjethe. Bimet lidhen ne kallamin mbeshtetes qe te rriten sa ma drejt.Edhe ne vreshtat e vitit dyte problemet e semundjeve nuk duhet te harrohen, si vrugu dhe hiri.

Ne vreshtat e vitit te trete

Ne vreshtat qe jane  ne prodhim duhet te kemi parasysh keto proçese:

Kete muaj perveç semundjes se hirit qe ka qene prezente qe ne momentin e daljes se gjetheve edhe vrugu eshte i pranishem dhe kepushat. Prandaj duhet te vazhdojne trajtimet. Rreth dates 12 eshte momenti me i pershtatshem per nderhyrjet me trajtime.

Disa lënde aktive për luftimin e kepushave (merimangat) ABAMECTINE CLOFENTEZIN, HEXITIAZOX, TEBUFENPIRAD etj.

Disa lënde aktive për luftimin e tejës, SPINOSAD (eshte Produkt Biologjik), BACILLUS THURINGIENSIS (eshte Produkt Biologjik),

Disa lënde aktive për luftimin e vrugut me baze BAKRI. BENALAXYL, MANCOZEB, FOLPET, FOSETYL-AL, CIMOXAMYL, etj.

Disa lënde aktive për luftimin e hirit SQUFURI, CYPROCONAZOLO, BUPIRIMATE, PENCONAZOLO, MICLOBUTANIL, TRIADIMENOL etj.

Për bimen e Molles dhe te dardhes

Semundjet dhe demtuesit e permendur ne muajin prill jane prezente edhe kete muaj.

Disa lënde aktive për luftimin e afideve (morrat) dhe tenjes, BACILLUS THURINGIENSIS ( ështe Produkte Biologjike), SPINOSAD (ështe Produkte Biologjike), ACETAMIPRID, AZADIRACTIN, IMIDACLOPRID, THIAMETHOXAN, LAMBDA-CYHALOTHRIN, DELTAMETRIN etj.

Disa lënde aktive për luftimin e kepushave (merimangat) ABAMECTINE CLOFENTEZIN, HEXITIAZOX, TEBUFENPIRAD etj.

Disa lënde aktive për luftimin e kromes dhe të hirit SQUFURI, CYPROCONAZOLO, BUPIRIMATE, PENCONAZOLO, MICLOBUTANIL, TRIADIMENOL, CAPTAN e

Për bimen Pjeshkes

Gjatë ketij muaji pjeshka është në gjelberim të plote. Disa nga demtuesit më kryesore jane, kepusha e kuqe , Afidet, tenja e lindjes. Nder semundjet ,eshte  Hiri.

Disa lënde aktive për luftimin e afideve (morrat) ACETAMIPRID, AZADIRACTINA, IMIDACLOPRID, THIAMETHOXAN, LAMBDA-CYHALOTHRIN, DELTAMETRINE BACILLUS THURINGIENSIS (eshte Produkt Biologjik), , SPINOSAD (eshte Produkt Biologjik), etj.

Disa lënde aktive për luftimin e hirit SQUFURI, CYPROCONAZOLO, BUPIRIMATE, PENCONAZOLO, MICLOBUTANIL, TRIADIMENOL, etj.

Disa lënde aktive për luftimin e gjetheperdredhsja si me baze bakri, hidroksid ose edhe folpet etj.

 

Për bimen e Qershise

Ne bimen e qershise duhet të kemi parasysh hundegjatin dhe mizen e qershise. Per trajtimet kunder mizes se qershise duhet te behen sapo fillon zbutja dhe e ngjyrosjes se kokrres.

Disa lënde aktive për luftimin e mizes se qershise jane LAMBDA-CIALOTRINA, ACETAMIPRID, AZADIRACTINA, BACILLUS THURINGIENSIS (eshte Produkt Biologjik), IMIDACLOPRID, THIAMETOXAN, DELTAMETRINE etj.

Për bimen e Ullirit

Me fillimin e butinizimit fillon pleshti pambukor. Pleshti demton lulen. pleshti dallohet nga larg se ngjason me pambukun .kur e shohim 5-6 pleshta per dege me nje gjatesi 15 cm.duhet te ndjekim ecurine e tenjes se ullirit.

Disa lënde aktive për luftimin e pleshtit jan IMIDACLOPRID, THIAMETOXAN, DELTAMETRINE, CLOROPHYRIPHOS etj.

 

Na shkruani në adresen e-mail: jakpacani@yahoo.com si edhe mund të kontaktoni në numrin e celularit: 0682067637

Të gjtha përgjigjet e pyetjeve do të përgaditen nga specialistët e profesionëve që ju drejtohen, dhe do të merrni përgjigjet në numrin e radhës ne Kalendarin e BULKUT.

Konceptoi :

Agr . Jak Pacani

Agr . Aldo Game

Dok vet . Agim Alija

 

Check Also

La cultura di Komani parla

Questo video è stato realizzato per promuovere il sito archeologico di Koman, nell’ambito del progetto: …

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *