Lajmet
A huge collection of 3400+ free website templates JAR theme com WP themes and more at the biggest community-driven free web design site

Diferencimi i mbetjeve

Gjate muajit Prill nis sherbimi i mbledhjes se diferencuar i plastikes dhe letres ne Zadrime. Shoqata Italiane COSPE ne partneritet me Shoqaten Nderkomunalja Zadrime, ne kuader te Projektit “Mbeshtetje dinamikave te zhvillimit lokal ne zonen rurale te Zadrimes”, financuar nga MAE, e shtrijne sherbimin e mbledhjes se diferencuar ne  fshatrat e komunave te meposhtme:

1.Komuna Bushat/ Melgushe, Stajka, Kosmaç

2.Komuna Dajç/Gjader, Dajç, Mabe

3.Bashkia Vau Dejes/Mjede, Kaç, Naraç, Shelqet

4.Komuna Hajmel/Hajmel

5.Komuna Blinisht/Blinisht

Ky projekt pilot zhvillohet ne kuader te fushates “Zadrima te dua te paster!”, lancuar nga levizja “Zadrima Toka Jone”.

Për të realizuar këtë projekt pilot janë shpërndarë në shkolla dhe aktivitete tregtare ne qender te fshatrave nga tre kazanë te vendosur ne bateri: një me kapak bojëkafe-për mbledhjen e mbeturinave të padiferencuara, një me kapak të verdhë- për ato të diferencuara të plastikës dhe një me kapak blu- per ato te letrës. Gjithashtu brenda shkollave jane shperndare kosha 120 litra, me ngjyre te verdhe-plastike, blu-leter e boje kafe-te padiferencuara, per tu perdorur nga nxenesit

Në mënyrë që ky organizim të funksionojë mirë, është i nevojshëm bashkëpunimi i nxënësve dhe i personave që administrojnë aktivitetet tregtare, duke filluar menjëherë ndarjen në kosha të ndryshëm per mbeturinat e padiferencuara, ato plastike dhe te letrës.

Check Also

karnavale 10 shkurt

Pjese e  aktiviteteve te zhvilluara ne Shkoder me rastin e Karnevaleve, nga datat 10-12 shkurt …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *