Lajmet
A huge collection of 3400+ free website templates JAR theme com WP themes and more at the biggest community-driven free web design site

Circolo Alex Langer

circoloCircolo Alex Langer eshte nje shoqate vullnetare, me zyre ne Viareggio, ne toskane, e themeluar ne vitin 1996 per keto qellime:

 

  • Promovimi i nje ndegjegjeje me te larte persa i perket lidhjeve qe ekzistojne midis varferise dhe degradimit mjedisor, midis disekuilibrit ekonomik Veri Jug te botes si edhe te faktoreve me te medhenj te krizes mjedisore qe kerkcenojne integritetin dhe jeten ne planetin tone.

 

  • Perqendrimi i aktivitetit te tij dhe i angazhimit per paqen dhe per bashkepunimin midis popujve jashte kufijve dhe barrierave te çfaredolloj tipi, per nje rregull te ri ekonomik nderkombetar dhe kunder urise ne bote, per ndihma konkrete dhe per te zgjidhur problemet e ushqimit, tekknologjike, shendetesore dhe financiare te vendeve ne zhvillim.

 

Ne 15 vite jete, ka realizuar inisiativa solidariteti, bashkepunimi dhe shkembimi te eksperiencave ne vendet me poshte:

 

Nikaragua (1996/2003)

  • Bashkepunim dhe mbeshtetje per Shoqaten lokale ‘Fundacion del Rio’ per ndertimin e nje qendre dokumentacioni mjedisor ne San Miguelito, ne liqenin Nikaragua.
  • Projek emergjence per te ndihmuar popullsine e goditur nga uragani Mitch , financuar nga komuna e Viareggios, per rindertimin e banesave per Matagalpa

 

Kuba (2002-2004)

  • Organizimi i 3 kampeve pune per ndertimin e shtigjeve mjedisore ne parkun e Guanabo ne Habana del Est.

 

Swaziland ( 2001/2007)

  • Programi ‘Asigcine Tintsandzane Esikolweni’ per te garantuar mesim, ushqim, dhe asistence shendetesore per femijet pa familje te semure me AIDS te Komunitetit Shewula.
  • Projekti per zhvillimin e nje qendre sherbimesh ne Komunitetin e Shewula (furnizim me kompjuter dhe me programe per krijimin dhe administrimin e arkivave elektronike, formim per personelin lokal). Projekti eshte financuar i gjithe nga Circolo Alex Langer.
  • Programi ‘Asakhane Bomake’, ne bashkepunim me shoqaten Chiodofisso dhe Legambiente Pisa, per  permiresimin e kushteve te jetes se familjeve ne veshtiresi te goditura nga epidemia AIDS, duke rritur te ardhurat nga shitja e produkteve artizanale tipike.

 

Mozambik ( 2000/2002):

  • Projekti per permiresimin e asistences mjekesore per studentet e shkolles se Mangunde, ne bashkepunim me Padri Comboniani dhe Caritas Mozambik (ndertimi, pajisja me nje laborator analizash, formim i personelit lokal, edukim komunitar).
  • Projekti ‘Te mbjellim te ardhmen’, per blerjen dhe shperndarjen e kit bujqesor per komunitetet e demtuara nga permbytjet e provinces Sofala, Circolo Alex Langer ka nxitur dhe koordinuar fushaten e mbledhjes se fondeve qe me pas Legambiente e ka lançuar ne nivel kombetar, ne bashkepunim me ONLUS Centro Cooperazione e Sviluppo, Padri Comboniani dhe me Caritas Mozambik.

Qe nga themelimi i tij Circolo Alex Langer bashkepunon me COSPE.

 

Ne Shqiperi bashkepunon qe nga 2011 me inisiativat e sensibilizimit dhe edukimit mjedisor te realizuar ne kuader te projektit “Mbeshtetje dinamikave te zhvillimit lokal ne zonen rurale te Zadrimes/ Veriu i Shqiperise”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *