Lajmet
A huge collection of 3400+ free website templates JAR theme com WP themes and more at the biggest community-driven free web design site

ART PER SOLIDARITET

COSPE, Circolo Alex Langer, Qendra Rinore Arka ne Shkoder, organizuan  per nje jave nga datat 17-21 Tetor 2017, aktivitetin e titulluar “Art per Solidaritet”. Ky aktivitet mblodhi se bashku 13 artiste, piktore shqiptar dhe italiane, te drejtuar nga artistja franceze Celine Jourdan, anetare e Shoqates se Vullnetareve te Circolo Alex Langer nga Viareggio, Itali.  Artistet pikturuan per dy dite me rradhe “ en plein air” prana Kalase ne Shkoder, lumit Buna, apo ne mjedise te tjera, ne telajot e dhuruara nga artistet italiane. Piktoret  punimet e tyre i dhuruan per te qene pjese e ankandit te shitjes se pikturave.  Me pas pikturat u ekspozuan dhe qendruan te vendosura ne ambjentet e Qendres Rinore Arka, ne Shkoder perreth nje jave. Me 21 tetor 2017, pasdite, pikturat u shiten ne ankandin qe u zhvillua dhe te ardhurat qe u mblodhen nga shitja e tyre, do te shkojne per aktivitetet qe Circolo Alex Langer realizon gjate gjithe vitit me femijet e gjate shkollave te Zadrimes, ku jane te hapura laboratoret e artit.

Artistet shqiptare dhe te huaj qe moren pjese ne kete aktivitet jane: Rikarda Nenshati, Ikbale Kalaja, Skender Strica, Xheneta Kadillari, Agim Kadillari, Buron Kaceli, Nikolin Ivanaj, Artan Draçini, Silvia Ianotta, Angelo Dionigi Fornaciari, nen kujdesin dhe organizimin e artistes franceze Celine Jourdan.

Aktiviteti ishte shume interesant dhe unik ne llojin e vet. Nje bashkepunim shume i frytshem u vu re midis artisteve shqiptare dhe italiane, por edhe midis te rinjve te Qendres Rinore Arka dhe organizatoreve te eventit.

Nje falenderim per te gjithe ata qe moren pjese dhe ishin aktive per te permbushur objektivin e aktivitetit!

Check Also

Teknikat e perpunimit te argjiles. Shkolla Mjede

Levizja Zadrima Toka Jone, COSPE me mbeshtetjen e vazhdueshme te Circolo Alex Langer, Viareggio-Itali, ne …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *